Shëndetësi/ Ja sa është numri i të infektuarve në Elbasan

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 10 persona kanë humbur jetën pas infektimit me covid, mes tyre dhe një 21-vjeçar.
Ndërkohë në të gjithë vendin janë regjistruar 441 qytetarë të infektuar, nga të cilët 24 në Elbasan.
Njoftimi i plotë
Janë infektuar 441 qytetarë të tjerë me covid-19, në 24 orët e fundit. Ndërkohë fatkeqësisht raportohet se 10 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore nga Covid-19. Mes viktimave është edhe një 21 vjeçar nga Fieri.
6,365 pacientë momentalisht janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.
Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.