Bëhet publike video për helmimin e qenve te rrugës/Bashkia Elbasan: “Ne nuk vrasim”, nderkohë qentë kanë pushtuar qytetin

Kryetari I bashkisë Elbasan deklaroi se bashkia nuk do të ndërmarrë asnjë aksion spastrimi për qentë e rrugës. Ai iu përgjigj shqetësimit të këshilltarëve pasi këta të fundit u shprehën se qentë e rrugës janë kthyer në një problem për qytetarët e Elbasanit. I gjen kudo, në rrugë, sheshe parqe si kope duke rrezikuar të sulmojnë edhe qytetarët. Kryebashkiaku tha se po vepron një organizatë për sterilizimin por kjo duket e pamjaftueshme si zgjidhje.
Ndërkohë shoqata për mbrojtjen e kafshëve Shqipëri ka publikuar një video ku shihet një person që po I jep ushqim qenve, që sipas organizatës është I helmuar.