Një ambulancë u lajmërua me shpejtësi në një nga zonat periferike të qytetit për ti shërbyer një të sëmuri në oksigjen për shkak të kufizimeve të energjisë elektrike.
Duket se ditët plot energji mbaruan. Një natë më parë zona të ndryshme në qarkun e Elbasanit lajmëruan për kufizime të energjisë elektrike edhe pse publikisht nuk kishte asnjë njoftim nga OSHEE. Sot ishte Librazhdi që kishte pasur kufizime të energjisë, ndërsa tani në mbrëmje lagje periferike dhe fshatra janë pa energji elektrike. Nëpërmjet portalit na kanë ardhur edhe fotografi si po kalohen këto orë pa drita. “Nuk kemi pasur asnjë njoftim që të paktën të merrnim masat e të blenim qirinj” thotë një prej qytetarëve që na ka kontaktuar në rrjetet sociale duke na sjellë foto të mungesës së dritave.
Nje problem shume i madh eshte njoftuar me linjen Godolesh-Labinot Mal ku zona te tera jane pa drita aktualisht. Qytetarët I bëjnë thirrje OSHEE të paktën të bëjë njoftime për kufizimet në mënyrë që njerëzit të marrin masa pasi pasojat e mungesës së energjisë janë të mëdha për çdo familje dhe biznes.
OSHEE Elbasan nuk ka të publikuar asnjë numër emergjent për qytetarët që kërkojnë ndihmë sidomos për të sëmurët me covid që marrin trajtim në shtëpi.