Ronaldo vuan për karburant/ Pas 7 orësh pritje shkon me “Bentley” bosh

Shoferi i Cristiano Ronaldos priti reth 7 orë për një pompë karburantesh dhe është detyruar të largohet me Bentley-n e shtrenjtë pa e mbushur.

Automjeti kushton rreth 220.000 funte (256.000 euro), është parë në një pikë të Shell, disa kilometra larg shtëpisë së 36-vjeçarit, mirëpo sikurse popullata tjetër në Britani të Madhe, përpjekjet për ta mbushur me karburant ishin të kota, raporton The Sun.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se kriza për karburant është “duke u stabilizuar” dhe i ka hedhur poshtë thirrjet që punëtorëve kyçë t’u jepet përparësi në garazhe, megjithatë miliona njerëz ende po hasin probleme.

“Madje edhe me paratë e Ronaldos, edhe ai është në të njëjtën barkë me ne të tjerët. Sigurimi i tij priti me orë duke shpresuar ardhjen e një cisterne, por u detyruan të largoheshin. Ata dy dukeshin të lodhur duke pritur në shi. Ronaldo mund të mbetet i mbyllur në shtëpi, sikurse të gjithë të tjerët nëse kjo vazhdon”, ka thënë një burim për The Sun.