Regjistrimi i automjetit për herë të parë/ Nuk nevojiten më as përkthimet, as noterizimet

Përkthimet dhe noterizimet nuk do të jenë të nevojshme për regjistrimin e mjeteve për herë të parë, nisur nga sot.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të njohë dokumentet e origjinës dhe ato teknike në gjuhën angleze, si edhe dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE-së ose sipas direktivave të KE. Sa i përket të dhëna të fitimit të pronësisë, do të njihen sipas deklaratës doganore.

DPSHTRR njoftoi se procedura e re do të sjellë më pak kosto dhe pritje, ndërsa heq të paktën 60 mijë praktika në vit me njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhët e huaja.