Reagon nëna e Mateos: “Dua ta djegin të gjallë, do të marr hakun e djalit!”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku 38-vjeçari Klodian Çalamani, vrau dhe groposi vogëlushin.
Nëna e vogëlushit në një deklaratë për mediat është shprehur se ajo nuk do të ndalet dhe do të presë përditë para gjykatës derisa të marrë hakun për djalin e saj.
“Më mori një foshnjë, më mori një 8-vjeçar. I tha Mateo: më merr një bukë, do iki te shtëpia, ma groposi i vuri dheun nga lart dhe bëri sikur nuk ndodhi gjë. Ku është Mato?
“Kërkoja se do ta gjeni!”,- tha.
Dua ta djegin, dhe t’i them çunit e mora hakun si mama. Do të presim përditë këtu do rri unë si nënë”,- tha ajo.