“Pse nuk vendos maskën?”/ Adoleshentja grushton gruan në publik (Video)

Një video ku shihet një adoleshente që grushton një grua është publikuar nga policia e New York-ut.

Përleshja ka nisur pasi adoleshentja nuk ka pranuar t’i bindet kërkesës së gruas për të vendosur maskën.

Kur gruaja i kërkoi të vendoste maskën, e reja jo vetëm që refuzoi, por edhe përdori dhunë, duke e gjuajtur me grushte.

Policia publikoi videon e sulmit për të arrestuar adoleshenten, pasi kjo e fundit është arratisur, e si pasojë është shpallur në kërkim nga policia.