Ish-kryeministri Berisha ka shkuar në orën 11:00 në godinën e Prokurorisë së Tiranës për të dëshmuar rreth protestës së 8 janarit përpara selisë blu.
Berisha u është përgjigjur gazetarëve se prokuroria duhet të ndërshkonte policinë, jo njerëzit e pafajshëm dhe se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.
Pas ish-kryeministrit ka mbërritur në prokurori dhe Flamur Noka, i cili po procedohet penalisht për dhunën e ushtruar në protestë.
Të premten pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në vijim të hetimeve për atë çfarë ndodhi në këtë protestë, organi i akuzës do të marrë edhe dëshminë e tyre si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
34 personat e ndaluar pas protestës janë liruar. Prej tyre 24 do të jenë në detyrim paraqitje dhe për të tjerët është urdhëruar lirim i menjëhershëm.
Njoftimi i Policisë për procedimin penal të Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
Gazment Bardhi për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;
Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti
