Diten e sotme vendin tone e ka vizituar presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Pas takimit me kryeministrin Rama Der Leyen ka shkruar ne rrjetin e saj social se e ardhmja e Shqiperise eshte ne BE.
Von Der Leyen shton se Shqipëria e ka bërë të qartë këtë gjë me përparimin në Reformën në Drejtësi dhe tani i takon Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij.
“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan ajo.
Ursula Von Der Leyen mbërriti në Shqipëri rreth orës 09:00. Pas Ramës, ajo do të ketë një takim në presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.