Dëgjonte “Kokainën” e Mozzikut/ Sot 21-vjeçari u shndërrua në vrasës

21-vjeçari Aldi Rama, vrasësi i policit në Lezhë, Simir Hoxhës, mësohet të jetë në gjendje kritike për jetën.
Bluzat e bardha e spitalit të traumës kanë pak shpresa për shpëtimin e jetës e të riut, i cili ka shkrepur armën e tij në anën e djathtë të kokës duke prekur pjesë të ndjeshme.

Mësohet se Aldi Rama është fëmija e dy prindërve të divorcuar, ndërkohë babai i tij po shlyen dënimin me burg në Greqi.

Gazetarët e ElbasaniOn kanë arritur të gjejnë në profilin e tij të Facebook një foto të postuar nga kënga e rreperit nga Kosova Mozzik, “Kokaina”. Me sa duket kjo këngë i ka pëlqyer aq shumë 21-vjeçarit saqë ka postuar foton prej saj dhe filloi të “dashurohej” me kokainën çka ka shkaktruar dhe kthimin e tij në vrasës. Polici ishte duke bërë kontrollin e tij rutinor kundër kultivimit të kanabisit, kur plumbi në zemër i mori jetën.

Nuk ka ditë ku të rinjtë e këtij vendi nuk arrestohen për përdorim droge, mbajtje të armëve paleje, vjedhje. Qëndron problemi tek ata, apo tek prindërit e tyre? Fatkeqësisht, idhujt e “artit” rrugaçëror janë ngritur në piedestal dhe shembujt e të rinjëve janë simbolet e antivlerave, ku tekstet e “gangsterave” bëhen frymëzim për fëmijët e një vendi të varfër.