Një video është bërë virale në internet, ku shihet se si gjatë një dasme miqtë e dhëndrit nuk arritën ta prisnin në momentin që e hodhën në ajër.
I gjithë momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.
Në video shihet se si nusja kërcente e lumtur, ndërkohë që dhëndri rumun,Liviu Filimon, u shpëton miqve nga duart dhe pëson lëndimin.
Shumë shpejt shokët ndërhynë duke i dhënën ndihmën e parë dhe ftuar emergjencën.
Ndryshe, dhëndri aktualisht është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëviz këmbët.
