Dritan Dajti shoqërohet drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie

Dritan Dajti, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009, mësohet të jetë shoqëruar nën  masat të rrepta sigurie në spitalin “Nënë Tereza”.

Dajti po vuan dënimin në burgun e Peqinit dhe gjatë këtij viti, në muajin janar, i është drejtuar spitalit Covid pas komplikacioneve shëndetësore.

Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok. Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në 2009.