Ajet Sina(Lleshi) ka goditur me thikë nënën e tij, Sofie Sina. Sipas të dhënave zyrtare, e moshuara ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sina është në prangat e policisë, pas kësaj ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
