Banorët e bashkisë së Përrenjasit kanë bllokuar rrugën Manatrec-Stravaj që prej orës 06:00 të mëngjesit, në shenjë proteste.
Për mediat kombëtare ata janë shprehur se kërkojnë investime në rrugë, duke theksuar që prej 30 viteve janë gënjyer nga bashkia.
Për shkak të protestës është bllokuar lëvizja e mjeteve në akset Përrenjas-Stravaj,Librazhd-Qukës -Stravaj.
