Pas zjarrit dhe përmbytjes, tërmeti “shkund” Greqinë/ Ja epiqendra

Mediat greke kanë raportuar se një tërmet me shkallën 5 Rihter ka rënë me epiqendër pranë Naxos.
Dridhja sizmike sipas Gjeodinamikës kishte një thellësi prej 10 km. Fokusi ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit.
Kujtojmë se dy ditë më parë një lëkundje e fortë tërmeti me madhësi 6.3 u regjistrua në ishullin e Kretës, ndërkohë që Greqia qendrore është përmbytur prej ditësh pas stuhive.