Ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare piktori i njohur Ziso Kamberaj pas infektimit me Covid-19.
Mësohet se ai ka humbur jetën në një spital të Gjermanisë, ku ishte shtruar pas infektimit.
Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.
Kohët e fundit artisti jetonte mes Tiranës dhe Mynihut ku ishte zhvendosur prej disa vitesh.
