Parashikimi i motit/ Vranësira në të gjithë territorin

Sipas MeteoAlb, vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjell reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qëndrore, ndërkohë në Jug të Shqipërisë reshjet e shiut do të jenë më të dendura.
Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.