Në mesditën e së mërkurës Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë detaje rreth situatës epidemiologjike në vend. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se krahasuar me një vit më parë në vend kemi një numër lartë të rasteve aktive.
Ndërsa, mjeku Dhimitër Kraja deklaroi se aktualisht në dy spitalet Covid janë duke marrë kujdes shëndetësor 230 pacientë, dhe kapacitetet nuk janë ezauruar.
Sipas tij, të shtruarit janë kryesisht nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ndërsa grupmosha e të shtruarve variojn nga 19 në 89-vjeç.Po ashtu, Kraja bën të ditur se në këtë fazë ka një numër në rritje të grave shtatzëna të infektuara, në forma serioze.
Vihet re gjithashtu se 95% të rasteve të të shtruarve janë të pavaksinuar, kurse numri i të intubuarve aktualisht është 13.
