Ujësjellësi Elbasan ka njoftuar qytetarët elbasanas, se për shkak të një defekti në linjën e Krastës së Vogël sot në qytet do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë
Njoftojmë të gjithë abonentët e Ujësjellës Kanalizime Elbasan se si pasojë e një defekti të shfaqur në linjën kryesore DN-400 në Krastë të Vogël do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Ju Falenderojmë për mirëkuptimin!
