Një “like” që u kthyer në fejesë mes shqiptarit dhe brazilianes

Një histori dashurie e nisur vetëm nga një “like” është kurërozuar në fejesë.
Leutrim Sahiti nga Kosova dhe braziliania Danielle Almeida Barroso kanë bërë publike historinë e njohjes së tyre nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.
Djali nga Gjakova dhe vajza nga Brazili janë njohur në Zvicër, ku dhe jetojnë.
Njohja e tyre ka nisur pas një “like” në Instagram dhe tashmë ata janë të fejuar. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” ata treguan se si nisi gjithçka. “Bëra hapin e parë, e pashë në Insta dhe bëra like disa prej fotove dhe pas kësaj më bëri like në disa të miat. Folëm për dy javë, më pas më ftoi për të dalë bashkë.”, tha Danielle.