Dy zyrtarë të burgut të Peqinit janë arrestuar pasi kanë falsifikuar kartrlat e disa të burgosurve, mes të cilëve Viktor Ymeri, “i forti i Vlorës” dhe shtetasi me iniciale L.H.
Kartelisti Lulzim Kadiu dhe ish-shefi juridik, Gani Shehu i kanë shtuar orët e punës Ymerit me qëllim që të përfitojë lirinë sa më shpejtë.
“I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje.
Pikërisht për këtë ngjarje ai mesa duke ka tentuar që të përfitojë nga skema e mashtrimit me kartelën e përgatitur nga dy zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan së fundmi.
