“Ndjesë që ju zgjoj si gogol”/ Rama rikujton socialistët për ndryshimet gjatë kongresit

Kryeministri Rama ka uruar mëngjesin e sotëm me një foto në shkallët e selisë së PS-së. Me foton e ish-liderit të socialistëve, Fatos Nano, në sfond ai u ka kërkuar ndjekësve falje që i zgjoi “si gogol”.

“MIRËMËNGJES, dhe me ndjesë që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë ditës së sotme, PS do të mbajë Kongresin e saj, ku pritet që të zgjasë për disa orë, me panele të ndryshme diskutimi, si dhe me një sërë fjalimesh nga ana e përfaqësuesve të lartë të kësaj force politike.

Në këtë Kongres priten që të miratohen një sërë ndryshimesh statutore, përfshirë dhe ato që lidhen me përfundimin e mandatit të kryetarit në rast se humbet zgjedhjet.

AXHENDA E PLOTË E KONGRESIT:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT