Mbretëreshë Elizabeta në gjendje të rëndë shëndetësore/ Gjërat janë më keq seç duken

Sipas dy anëtarëve të Buckingham, situata shëndetësore e Mbretëreshë Elizabetës është shqetësuese.
Mbretëresha ka përmbushur mirë detyrat e saj që pas vdekjes së bashkëshortit. Mirëpo, shqetësimi vjen për shkak të shtrimit të saj të fundit në spital dhe anulimit të shumë prej udhëtimeve të planifikuara.
Mbretëresha Elizabeth aktualisht është duke punuar nga Kështjella Windsor, duke ndjekur këshillën e mjekëve të saj se ajo ka nevojë për pushim. Megjithatë, ajo anuloi udhëtimin e saj të planifikuar në Irlandën e Veriut. Po atë javë, ajo u detyrua të anulonte pjesëmarrjen në Samitin e Klimës në Glasgow, pasi u shtrua në spital për një ditë dhe iu nënshtrua ekzaminimeve parandaluese, përcjell abcnews.al.