3,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur dhe rreth 10,000 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 325 shkurt, ka deklaruar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai dha përditësimin e midis 2500 dhe 3000 vdekjeve në një intervistë me CNN, në të cilën paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e një sulmi të mundshëm bërthamor rus, siç raportuam më herët.
Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur. Por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë, raporton BBC.
