Lajmi i Fundit/ Prokuroria nis verifikimin e ministrave të rinj

Pas shkresës së Presidentit Meta për verifikimin e listës së emrave të kandidatëve për ministra,  Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për verifikimin e ministrave.

Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hetimit në vend, për të marrë informacion për secilin nga ministrat. Sapo të ketë gati dokumentat Prokuroria e Përgjithshme do t’i përgjigjet kërkesës së kreut të shtetit.

Drejtuesi i Spak, Arben Kraja ka pohuar se u ka ardhur shkresa dhe kanë nisur verifikimit për disa prej emrave për minister. Gjithashtu ai është shprehur se do ketë përparësi çështje, kjo për shkak edhe të afatit 7 ditor.

 Me tej ai ka shtuar se pas verifikimeve që do të japë informacion zyrtar aq sa ia lejon ligji. Të gjitha materialet po përpunohen dhe pritet që brenda afatit presidentit t’i kthehet edhe një përgjigje.