“Ku ishe ti?”/ Demokratja “gozhdon” Berishën, kurse ai flet për drejtësinë e Zotit

Ditën e sotme ish-kryeministri Berisha është shprehur nga Elbasani se do të kthehet më i fuqishëm se kurrë, por kjo bindje e tij nuk e ka ndaluar një simpatizante të PD-së “të gozhdonte” Berishën.
Gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin historik të së djathtës kur e pyeti se ku ishte ai kur Lulzim Basha përjashtoi disa figura kryesore të PD-së në 2017 dhe në vazhdim.


“Shumë e drejtë është pyetja, ku isha unë, kur u përjashtuan? Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e Zotit, me ndërmarrë kundër teje cdo vendim politik, se ti i “vrave” në pusi.
Por nëse unë dilja publikisht, unë kam shprehur disaprovimin tim të plotë për listën dhe largimet, por këto nuk mjaftojnë. Pengesa ime ishte se unë kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim dhe më kërkonte vetëpërmbajtje” tha Berisha.
Sali Berisha e kritikoi Lulzim Bashën edhe për mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. “Na del me primare me votim negativ, ato ishin primare të turpshme. Modeli britanik nuk ishte ky, por e kundërta, ai që merr me shumë vota” deklaroi ai