26 vjeçarja shtatzënë humb jetën nga COVID-19 në Tiranë

Një tjetër e re shtatzënë, pavarësisht përpjekjeve, nuk mundi ta fitonte betejën me ‘armikun e padukshëm’. 26-vjeçarja nga Tirana kishte marrë lajmin se do të sillte në jetë një fëmijë vetëm pak kohë më parë, por beteja me COVID rezultoi fatale për të dhe fëmijën. Ky është rasti i 3 në vend, ku koronavirusi u ka marrë jetën të rejave që ishin në pritje për tu bërë nëna.

Ndërkohë, si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 455 qytetarë dhe 7 pacientë kanë humbur jetën, përkatësisht 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.