Kryemadhi Bardhit: “Mashtrues pervers”/ Reagon demokrati

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, dhe Monika Kryemadhi kanë replikuar sërisht me njëri-tjetrin për zgjedhjet e 25 Prillit.
Bardhi deklaroi mbrëmë se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme. Monika Kryemadhi e cilësoi Bardhin mashtrues pervers, por numri dy i PD-së tha sot se deklarata e kryetares së LSI-së është e pakuptimtë.
“Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të pasur mundësi t’i propozohej Kryesisë një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant i LSI-së ka qenë që duhet të dilnim në dy lista, pavarësisht qëndrimit tonë për një listë. Qëndrimi krejt normal sipas vlerësimit të tyre ishte se do të maksimalizonin votat me dy lista. Tha se me ndryshimet e njëanshme të Kodit përfitonte LSI-së sepse nga 19 mandate në 2017 do të merrte më shumë se 40 mandate nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese që bëri Edi Rama. Në fakt ato ndryshime të njëanshme të Ramës ishin një dhunim flagrant. Ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së LSI-së” tha ai.