Pas debateve me deputetin Braçe, Salianji nuk ka ndaluar së akuzuarin ish-yëvendës kryeministrin.
Sipas deputetit Salianji, një zëvendës kryeministër dhe ministra e Financave janë përmendur në përgjimet e prokurorisë Italiane, ku tregohet se si zyrtarët shqiptarë marrin para “cash” prej biznesmenit.
Pavarësisht akuzave, Salianji nuk dha emra konkretë.
“Pyetja ishte e thjeshtë, nuk e di pse djeg kaq shumë, a është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e italianëve, nëse është parafolësi që flitet për para cash, dhe në Lagunën e Karavastasë, këto ua provoj kudo. Nuk është personale, e di si e kam unë me ty, vetëm këmbën lëviz.
Këto çështjet personale… Jeni që të gjithë të përfshirë ndaj reagoni, doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, çfarë drejtësie sociale. Ju që bëni të shqetësuarit më të mëdhenj, flisni ju për buxhet të drejtësisë sociale, ku taksat janë trefishuar, dhe ju talleni, duke rritur me 6% rrogat”, u shpreh Salianji.
Çfarë tha Braçe pas sherrit me Salianjin:
Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, unë e zotëroj të plotë dhe atëherë unë nuk kam qenë zv.kryeministër. Që në shtator ku është betuar qeveria unë kam qenë deputet. Që të jemi të qartë në lidhje me akuzat që përmendët.
Ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri te tjerët dhe do jua provoj që paguhen me cash. O e kam denoncuar unë ARMO-n, o s’ka fol njëri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori.
Një prokuror mori dosjen dhe fshiu gojën për të mos thënë një gjë tjetër. Mua me Rezart Taçin na ndan një oqean, as kam komunikuar me të, as kam mesazhe me të, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë në televizionin e tij.
