“Ka përgjues, flasim jashtë”/ Berisha:”Këtë po e bën mafia e Soros”

Berisha nuk ka ndalur akuzat e tij ndaj Bashës, duke theksuar se për çdo gafë të tij deklaronte se ia kishte imponuar ish-kryeministri.
“Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dhe u garantoj se do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij m’i ka imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues, të dalim të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?” tha ai.
Shpalljen “non grata” nuk e beson se e ka nga udhëheqësit amerikanë, por lobimi i George Soros. “SHBA nuk ka qenë fuqi koloniale, kurrë nuk mund të pranohet dhe imagjinohet që udhëheqës zyrtarë të këtij vendi t’i diktojnë Shqipërisë, vend aleat dhe mik, se kush duhet të futet dhe jo në parlament. Këtë nuk e bëjnë ata, këtë e bën mafia e Soros”.
Sali Berisha u bëri një kërkesë demokratëve. “Ka një listë të gjatë të personave të shpallur “non grata”, merreni dhe shikojeni, nuk do të gjeni kurrë një person të vetëm të shpallur “non grata” si Sali Berishën, që nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë për korrupsion” tha ai.