Shpeshherë na ndodh të jemi të nervozë, të lodhur e të mos kemi dëshirë për të bërë asgjë.
Ndonjëherë dëshira për të mos bërë asgjë është shenjë për të na treguar se trupi ynë ka nevojë për qetësi fizike dhe mendore.
Më poshtë do të gjeni disa nga gjërat që mund të bëni kur ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për t’i rikthyer vetes motivimin.
Bëni një pushim
Ndonjëherë pushimi dhe kujdesi për veten është gjëja më e mirë që mund të bëni. Përqendrohuni në bërjen e gjërave që ju ndihmojnë të ndiheni të qetë dhe të sigurt. Çelësi është që të kaloni kohë duke pushuar dhe duke e lënë trupin të pushojë.
Tregoni mirësi ndaj vetes
Vetë-dhembshuria përfshin jo vetëm të qenit i sjellshëm me veten, por edhe të kuptuarit se përvojat tuaja janë pjesë e natyrës njerëzore, e cila mund të jetë e mirë, e keqe apo edhe neutrale. Manifestimi i mirësisë dhe vetëdijes për veten mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve negative të stresit, zvogëlimin e ndjenjave të depresionit dhe ankthit. Pra, nëse po kaloni një nga ato ditë kur vërtet nuk ju pëlqen të bëni asgjë, trajtojeni veten me pak mirësi.