Akademia politike e PS-së/ Rama: E domosdoshme. Do të edukojë të rinjtë(Video)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme se Akademia politike e PS-së do të ndërtohet së bashku me fondacionin “Friedrich Eber”.
Sipas kryeministrit, kjo akademi do edukojë të rinjtë për rëndësinë që ka politika në jetën e tyre dhe nuk do fokusohet në edukim partiak.
“Sot kemi pasur një bisedë për akademinë tonë politike së bashku me Ditmirin, që do ta ngrenë së bashku me fondacionin. Fondacioni do jetë përsëri me ne në këtë nismë të re. Ndërkohë që diskutojmë për tema të rëndësishme që nga ngrohja globale që janë tema të lidhura me familjen tonë politike në Europë dhe botë, harrojmë që projektet, programet, energjitë që angazhohen për të punuar me këto tema dhe për të sensibilizuar publikun, janë të destinuara të marrin mbrapsht vetëm një pjesë të vogël te investimi për sa kohë ne nuk investohemi te edukimi politik i të rinjve.