Një video është bërë virale në rrjetin social “Tik-Tok” teksa një grua tregon se i shoqi i ka nisur foto familjarëve të tij menjëherë pas lindjes së foshnjes së tyre.
Sipas mediave të huaja, gruaja tregoi se partneri i saj dërgoi foto që ishin bërë në dhomën e lindjes vetëm pak çaste pasi i vogli i tyre lindi.
Por ajo që ai nuk vuri re ishte se fustani spitalor i gruas së tij ishte ende lart rreth belit të saj duke lënë që të shfaqej gjithçka poshtë ijeve.
Kur më vonë gruaja e ka kuptuar është ndjerë në siklet dhe ka deklaruar se këtë incident do e kujtojë gjatë.
