Në median ABC.News mjeku gjinekolog-obsteter Astrit Bimbashi ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e grave shtatzane pas infektimit me Covid.
Mjeku është shprehur se varianti Delta është shfaqur më agresiv tek gratë shtatzëna duke çuar dhe në rritjen e numrit të fataliteteve.
Bimbashi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë thirrje që të gjithë gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksinën anti Covid si një mënyrë për të shmangur rëndimin e gjendjes së mëtejshme në rast infektimi.
Ai është shprehur se studimet e deri tanishme kanë treguar se vaksina nuk ka asnjë ndikim negativ te nënat shtatzëna.
“Çfarë rreziku mund të ketë ose jo një shtatzëne pasi të vaksinohet nuk e di të them pasi deri më tani nuk ka një fakt në lidhje me këtë. Por tani ne shikojmë se ka shumë gra që vdesin sepse i kap Covid, kemi gratë në javën e 37 që janë shumë rëndë. Ne kemi të paktën tre muaj që i themi çdo personi se gratë duhet të vaksinohen.
Ne kemi një situatë që nuk është e mirë në këtë aspekt. Në përjetimin tonë si mjekë ne themi se është një situatë e vështirë dhe nuk e krahasojmë dot me një vit më parë. Delta tel shtatzënat shfaqet si tek të të gjithë të tjerët, por asnjë s’po e kupto pse pikërisht ky varianti Delta ka kaq shumë ndikim. Vitin e parë kur një grua vinte me Covid të gjithë visheshim me maska ndërsa tashmë që është thuajse gjysma e spitalit as ne nuk shqetësohemi më për maskat pasi është bërë një gjë e zakonshme tashmë. Tek gratë shtatzëna po ndikon shumë.
Gjithë studimet e deri tanishme dimë se një grua që vjen me Covid ne duhet që të bëjmë lindjen e foshnjës, pasi lehtësojmë sistemin pulmonar të grave shtatzëna. Covid duket se Delta po e rëndon më shumë këtë situatë. Në rastet kur bebi është i pajetueshëm për ne është shumë e vështirë që të vendosim, janë vetë nënat që vendosin në lidhje me këtë.
Gratë shtatzëna duhet që të vaksinohen pas javës së 9, pasi është gjynah që të rëndohet gjendja duke e çuar deri në fatalitet”, ka thënë mjeku.