Deputeti Balla i është përgjigjur komentit të ish-krzeministrit Berisha, I cili ka thënë se krzeministri Rama nuk po bën asgjë për Ukraninën.
Në fjalën e tij Balla theksoi disa herë se ish-deputeti Berisha, i vetmi “non-grata” nuk i bën mirë Shqipërisë, duke thënë se të gjithë e dinë nga u shitën plumbat që shkaktuan tragjedinë në Gërdec.
Fjala e Taulant Ballës
“Deputeti parafolës tha që nuk do donte të ishte këtu. Mirë do ishte që i vetmi deputet “non-grata” të mos ishte në këtë sallë.
Sa i përket cështjes së fishekëve, natyrshëm që gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Kush e ka parë filmin “Qentë e luftës” ne, shqiptarët, e dimë sesi u shitën plumbat që shkaktuar Gërdecin. Por drejtësia nuk harron dhe uroj të gjenden të gjithë ata persona që bënë trafikun e armëve! Natyrshëm asnjë prej nesh nuk ka kohë të merret me “non-grat”-ën e këtij kuvendi dhe të njëjtën gjë do bëj dhe unë.
Më saktë, ish-deputeti parafolës, sepse nuk i bën mirë Shqipërisë që një person i shpallur non-grata të jetë ende deputet i këtij Kuvendi. Sa i përket Ukrainës, qëndrimi ynë është totalisht në kohezion me BE-në dhe SHBA-të.”
