“Flamur i plehrave”/ Kundrapërgjigja ndaj serbit që dogji flamurin shqiptar

Qytetari nga Fieri, Kristaq Ziu ka djeghur flamurin serb si kundrapërgjigje ndaj të riut serb që pak ditë më parë dogji flamurin tonë.
Ziu, Kreu i “Shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar” (SHAIBK), bën thirrje popullit shqiptar të reagojnë ndaj përdhosjes së simbolit kombëtar, pra flamurit kuq e zi.
Në një video nga Fieri, Ziu shihet teksa jep një mesazh të fortë nacionalizmi dhe më pas i vë flakën flamurit serb.
“Flamuri i plehrave! Filmoje këtë pjesë. Të reagojnë të gjithë shqiptarët pas ftesës që kryeministri Vuçic i bën kryeministrit shqiptar në Serbi, ulet dhe digjet flamuri shqiptar dhe të gjithë shqiptarët nuk reagojnë për këtë përdhosje. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është turp kombëtar. I gjithë populli shqiptar duhet të reagojë ndaj djegies së flamurit shqiptar. Serbët nuk kanë kërkuar falje që na kanë vrarë dhe prerë vëllezrit tanë dardanë, por na djegin dhe simbolin. E ftojnë mikun në shtëpi dhe e vrasin. Historikisht, të gjithë endacakët nga stepat e Rusisë vijnë në tokën e shqiptarëve dhe na përdhosin. Sot e 30 vite në Shqipëri ka vetëm tradhëti nga politika e Tiranës. Reagoni shqiptarë“, tha ai.