Facebook planifikon të ndryshojë emrin

The Verge ka publikuar së fundmi se Facebook mund të ndyshojë emrin.
Shefi Ekzekutiv, Mark Zuckerberg planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë Connect në 28 Tetor. Sipas The Verge, një emër i mundshëm për kompaninë mund të ketë të bëjë me Horizon.
Kohët e fundit, Facebook riemërtoi platformën e tij të lojërave VR në zhvillim të quajtur “Horizon”, në “Horizon Worlds”. Ribrandimi mund të pozicionojë Facebook-un si një nga produktet nën një kompani mëmë që mbikëqyr grupet si Instagram, WhatsApp, Oculus dhe më shumë.
Ky lajm vjen në një kohë kur kompania po përballet me një kontroll të shtuar nga qeveria amerikane mbi praktikat e saj të biznesit. Kjo mund të pasqyrojë gjithashtu fokusin e Facebook në ndërtimin e metaverse, një botë virtuale ku njerëzit mund të përdorin pajisje të ndryshme për të komunikuar.