“Facebook” njofton për 10 000 vende pune/ Ja se çfarë duhet të dinë shqiptarët

Rrjeti social “Facebook” po planifikon të punësojë 10 mijë njerëz për pesë vitet e ardhshme në BE me qëllim krijimin e një bote virtuale, ku përdoruesit do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë.
Krijimi i kësaj “metaverse” duket se është në fazat e para të krijimit, çka është pohuar dhe nga nënkryetarët e “Facebook”, Nick Clegg dhe Xavier Olivan.
“Duke punuar me të tjerët, ne zhvillojmë atë që shpesh quhet metaverse, një fazë e re përvojave virtuale të ndërlidhura duke përdorur teknologji të tilla si realiteti virtual dhe i shtuar. Fokusi është në idenë se duke krijuar një ndjenjë më të madhe të “pranisë virtuale”, ndërveprimi në internet do të jetë shumë më afër përjetimit të ndërveprimit personal,” thanë ata.
Në shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për të ndërtuar metaverse, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë. Facebook tashmë ka filluar testimin e një aplikacioni të ri që lejon përdoruesit e pajisjes Oculus Quest 2 të bëjnë takime virtuale përmes personaliteteve të tyre dixhitale (avatarë).
Personat që do të punësohen duhet të kenë njohuri shumë të mira në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, si dhe të jenë të kualifikuar në dijet e tyre.