Ditën e sotme ka nisur nisur viti i ri shkollor edhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Studentët u shoqëruan në grupe të vogla dhe u krye verifikimi nëse janë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, që vërtetojnë vaksinimin e tyre.
Studentët paraqiten sipas rastit me certifikatën e vaksinimit, kartelën nëse janë në proces vaksinimi, ose vërtetimin e mjekut për pamundësinë e realizimit të vaksinës.
Siç shihet dhe nga video, jo të gjithë studentët e kanë kryer vaksinimin pasi janë skeptikë për rezultatin e tyre.
Gjithashtu, ata janë shprehur se do të bëjnë vaksinën vetëm në rast se universitetet nuk do t’i pranojnë në auditore.
Në Universitetin e Elbasanit po ndiqen të gjithë rregullat dhe udhëzimet e ardhura nga Ministria përgjegjëse. Studentëve dhe personelit të UE-së u janë dhënë udhëzimet përkatëse dhe janë këshilluar që të paraqiten në auditore me dokumentacionin përkatës.
Për herë të parë në auditore ulen 1440 studentë në programet profesionale dhe Bachelor .
Më mirë me regjistrimet paraqitet Fakulteti I Shkencave Mjekësore-Teknike, pastaj Fakulteti i Shkencave të Natyrës, më pas Fakulteti Ekonomik dhe me radhë.
UE ka mbi 90 programe studimi për diplomat profesionale, cikli i parë Bachelor, cikli i dytë Master, program studimi i integruar në Drejtësi etj.