Evis Kushi: “Universitetet refuzuan bashkëpunimin për vaksinimin e studentëve”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka folur në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave ku është shprehur se universitetet nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë për të nxitur vaksinimin tek studentët.
Fjala e Kushit për vaksinimin:
Jam dakord që vaksinimi është i rëndësishëm. Ne e vendosëm ne fillim këtë kusht. Javën e parë ne ishim në bashkëpunim me universitetet për ndërgjegjësimin.
Ne do të bejme verifikimet, sepse edhe ne kemi kërkuar bashkëpunim me disa universitete që na i kanë refuzuar. Do ngrejmë grupe pune që të inspektojmë për situatën e vaksinimit dhe zhvillimin e mësimit online.