“Ai është vëllai im, vëllai im” dhe “Kjo nuk është e vërtetë. Si do t’ja bëjmë tani” ishin ulërimat shpërthyese të familjarëve të Besmir Shalës, që kanë thyer heshtjen që kishte pllakosur vendin e aksidentin në Piza.
Media italiane kanë raportuar aksidentin në të cilin është përfshirë 29-vjeçari shqiptar dy ditë më parë teksa ishte duke udhëtuar me motor. Zona ishte e mbushur me policë të angazhuar në lehtësimin e trafikut.
I pari që mbërriti, i shoqëruar nga punonjës policie ishte babai i 29-vjeçarit. Policët e çuan drejt djalit të tij dhe në momentin që efektivi ngriti çarçafin, babai i të riut shpërtheu në ulërima, zemërthyer.
Skena bëhet akoma më drithëruese kur vjen motra, që nuk pushon së qari. “Ai është vëllai im, vëllai im” thotë motra e viktimës, e cila nuk pushon së qari. Nuk ka ngushëllim që mund të lehtësojë trishtimin që pushtoi familjen Shala.