Mendohet se kushtoi 1 mln $/ Detajet e dasmës përrallore të vajzës së Bill Gates
Vajza e madhe e miliarderit Bill Gates dhe e Melinda French Gates, u martua gjatë fundjavës me pasanikun egjiptian, Nayel Nassar në North Salem, New York.
Bill Gates dhe Melinda Gates ishin të dy të pranishëm në dasmën e vajzës së tyre. Bill shkroi në Instagram në një mesazh për vajzën dhe dhëndrin e tij të ri:
“E kam të pamundur të shpreh me fjalë se sa të lumtur më bën të shoh të mbushur me gëzim në ditën tënde të dasmës. Jam shumë krenar për ju të dy, për gjithçka që keni arritur në jetën tuaj deri më tani dhe gjithçka që do të bëni me të ardhmen tuaj së bashku”.
Në janar 2020, Jennifer u fejua me 30-vjeçarin Nayel, të dy u diplomuan nga Universiteti Stanford.
Jennifer është diplomuar në biologjinë njerëzore, ndërsa Nayel në ekonomi. Disa artikuj në mediet e huaja shkruajnë se Bill Gates mund të ketë shpenzuar gati 2 milion dollarë për dasmën luksozë të së bijës.
Jennifer veshi një fustan nusërie nga Vera Wang Haute. Ajo tha për revistën Vogue: “Vera dhe i gjithë ekipi i saj e bënë veshjen time të ëndrrave realitet”.
