Një automjet tip “Benz” është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga flakët në Elbasan.
Sipas burimeve të mediave kombëtare, automjeti në pronësi të shtetasit me iniciale Sh.D., ka marrë flakë teksa ka qenë i parkuar.
Nuk dihen ende shkaqet, megjithatë nga këqyrja paraprake dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.
Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e plota të kësaj ngjarje.
