Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë shprehur shqetësimin e tyre për kanalizimet e hapura të ujërave të zeza.
Banorët kanë një jetë që bashkëjetojnë me ujërat e zeza dhe ndotjen dhe ndihen të pashpresë që dikush do vërë dorë për ta, pasi sipas tyre politikanët vijnë vetëm për zgjedhje.
Lagja mbizotërohet nga banorë të moshuar dhe ata të komunitetit rom, çka bën që kërkesa e llogarisë ndaj autoriteteve të jetë shumë e vogël.
“Ata thonë se është bërë e modes që pushtetarët shfaqen vetëm për fushatë zgjedhore, dhe më pas nuk vijnë më. Ata që kna mbetur janë kryesisht të moshuarit dhe familjet e komunitetit rom, prandaj dhe kërkesa ndaj pushtetit lokal nuk është e madhe. Fëmijët luajnë aty dhe thithin ajrin e kanalizimit të ujërave të zeza që janë shumë pranë. Sa herë ka reshje dhe mbushet ky përrua, reflektohet më pas në shpërndarje në të gjithë zonën, duke e bërë tepër të vështire lëvizjen për banorët”, ka raportuar gazetarja e Fax.Web.