Elbasan/ Abuzuan me tenderat, kërkohet 8 muaj burg nga SPAK për të pandehurat

Tre anëtarët e KVO-së janë kërkuar së fundmi të arrestohen nga SPAK për veprën penale “abuzim me tendera”.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin dhe dënimin me kusht për 2 vite për tre të pandehurat: A. Ballhysa, M. Zyberi dhe A.Beqiri.
Sipas informacioneve, të treja akuzohen për shkelje të barazisë nëpër tendera. Kanë qenë anëtare të KVO dhe kanë marrë pjesë në 2 tendera me vlerë 5 dhe 15 milionë lekësh të vjetra.
Sipas SPAK, të akuzuarat kanë ndërhyrë në tenderat për spitalin e Elbasanit, duke bërë favorizuar operatorin fitues.
Të akuzuarat nuk e kanë pranuar akuzën dhe janë shprehur se gjithçka është kryer sipas procedurave ligjore.
Pritet vendimi i Gjykatës.