Dy gra kanë mbetur të lënduara si pasojë e një aksidenti të sapondodhur në aksin Elbasan-Peqin.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë Bishqemit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po heton mbi rrethanat e aksidentit, ndërkohë që dy gratë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në përditësim…
