Dy veta kundra një/ Arrestohen dy shtetas në Bradashesh

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan janë referuar materialet për shtetasit M.H. dhe Xh.H., banues në Elbasan.

Sipas njoftimit të autoriteteve, të dy këta shtetas kanë dhunuar fizikisht për motive të dobëta në Bradashesh shtetasin A.H.

Shtetasi 37-vjeçar, E.B., është arrestuar në flagrancë teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur në Elbasan.

Njoftimi 

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “. 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. 

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-M. H., dhe Xh. H., banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” pasi në fshatin Bradashesh, për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin, A. H.