Detaje të reja janë bërë të ditura nga babai dhunues, i cili e bëri për spital të bijën vetëm 6 vjeç.
27-vjeçari që u arrestua nga efektivë të Komisariatit numër 5 pasi dhunoi vajzën e tij të mitur. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten.
Dhuna barbare është konstatuar nga nëna e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Ajo ka deklaruar se ndodhej në punë në momentin që bashkëshorti ka dhunuar të bijën dhe pasi ka shkuar në banesë e ka parë çfarë kishte ndodhur i është drejtuar komisariatit.
E reja ka pohuar më tej se jetonin me qira dhe disa herë ishte ndarë nga i shoqi për shkak të dhunës së ushtruar prej tij.
Sipas burimeve, 27-vjeçari njihet si një person problematik. Vajza 6-vjeçare ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, për shkak të plagëve të rënda, si dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore.
