Marrëdhënia “Fifi-Granit” duket se po kthehet në një raport të mirë miqësor, ndonëse ende Fifi nuk ka hequr dorë nga “deklarata” e bërë për futbollistin nga Kosova.
Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit. Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Për më tepër, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë para pak kohësh në “Big Brother VIP”. Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.
“I thashë që e dua shumë si person, por s’mund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.
Për më tepër, Graniti i ka treguar Fifit dhe banorëve për lidhjen e tij të fundit të dashurisë, që duket se i ka lënë gjurmë të mëdha. Po ashtu, për të marrë hak ose jo, Fifi ka hapur zemrën për Granitin duke rrëfyer se dashuron dikë jashtë dhe i ka kërkuar këshilla konkurrentit.
“Jam e dashuruar me dikë jashtë, por nuk mund të jem me të. Kam pasur gjithnjë frikë se mund ta humb si person. Është e vështirë ta kalosh nga miqësi në dashuri. Si mendon ti se bëhet për vete një mashkull?”
“Qëndro vetvetja. Nëse të pëlqen siç je është ok, nëse jo është e kotë.”- e ka këshilluar Graniti.
