Çlirimi i Librazhdit/ Nderohet Enver Hoxha nga nostalgjikët

Sot Librazhdi ka festuar 77-vjetorin e çlirimit me një ceremoni që u zhvillua në qendër të qytetit pranë Memorialit të Dëshmorëve.
Zyrtarët e pushtetit lokal dhe veteranët kanë përkujtuar krijimin e brigadës sulmuese dhe dëshmorët e rënë për liri.
Ndërkaq mes veteranëve nuk munguan edhe nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha. Me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha, ata vendosën dhe kurorë me emrin “Partia komuniste”.